Johnson insiston në hapjen e shkollave
Kryeministri i Anglisë me gjithë përhapjen e gjerë të virusit korona ka kërkuar rihapjen e shkollave.
Boris Johnson, kryeministër i Anglisë ka thënë: Hapja e shkollave në muajin shtator është një domosdoshmëri sociale dhe ekonomike dhe shkollat duhet tu rikthehen aktivitetit të tyre. Johnson shtoi: Shkollat duhet të jenë vendi i fundit që duhet të mbyllen pas kufizimeve të karantinimit. Shkollat në Angli janë mbyllur në muajin mars pas masave të karantimit dhe në muajin qershor janë rihapur për një numër të kufizuar nxënësish. Deklarata e kryeministrit anglez vjen në kohën kur Britania ka pësuar dëme të shumta për shkak të virusit korona dhe vala e dytë e përhapjes së virusit është tepër serioze. Që nga nisja e pandemisë Covid-19 në Britani janë infektuar 309 mijë e 763 njerëz, prej të cilëve 46 mijë e 566 kanë humbur jetën.