Britania mirëpret marrëveshjen midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99501-britania_mirëpret_marrëveshjen_midis_emirateve_të_bashkuara_arabe_dhe_regjimit_sionist
Kryeministri britanik përshëndeti marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 14, 2020 09:04 Europe/Tirane
  • Britania mirëpret marrëveshjen midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist

Kryeministri britanik përshëndeti marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist.

"Boris Johnson" në twitter e përshkroi vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist për normalizimin e marrëdhënieve si një lajm shumë i mirë. Presidenti amerikan Donald Trump të enjten njoftoi një marrëveshje midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet. Marrëveshja është kritikuar gjerësisht në botën islame. Muajt e fundit, procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis disa regjimeve arabe në rajon, veçanërisht regjimit saudit dhe Emirateve të  Bashkuara Arabe, është intensifikuar. Regjimet arabe po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin, ndërsa regjimi sionist për vite me radhë përveç shtypjes së palestinezëve ka vazhduar pushtimin e shumë zonave arabo-islamike.