Erdogan: Turqia nuk do të tërhiqet përballë sanksioneve dhe kërcënimeve
(last modified Sun, 16 Aug 2020 18:15:13 GMT )
Gusht 16, 2020 20:15 Europe/Tirane
  • Erdogan: Turqia nuk do të tërhiqet përballë sanksioneve dhe kërcënimeve

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Ankaraja nuk do të pranojë kurrë kërcënime dhe sanksione ndërkombëtare për eksplorimin e saj për energji në ujërat e Mesdheut lindor, të cilat kanë qenë objekt i një mosmarrëveshje territoriale midis Turqisë dhe Greqisë.

Në një fjalim televiziv të Shtunën, Erdogan mbrojti përpjekjet e Turqisë për eksplorimin e naftës dhe gazit në Mesdheun lindor, duke thënë se këto veprime janë të justifikuara në bazë të ligjit ndërkombëtar detar dhe konventave të vendosura. Duke u zotuar të vazhdojë kërkimin e energjisë siç ishte planifikuar, Erdogan paralajmëroi se nuk do të tolerojë "banditizmin" afër territorit turk. "Vendi ynë ka plotësisht të drejtë dhe ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tona, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicionin tonë", tha presidenti turk në fjalimin e tij televiziv. “Asnjëherë nuk do të përkulemi para banditizmit në bregun tonë kontinental. Ne nuk do të tërhiqemi kundër përballë gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve," theksoi Erdogan, në një paralajmërim të fshehtë drejtuar Greqisë dhe Francës. Komentet e Erdogan pasuan një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të Premten, në të cilin diplomatët e lartë evropianë bashkuan zërat për të mbrojtur Greqinë dhe dënuan veprimet e Ankarasë duke i cilësuar si të rrezikshme dhe antagoniste. Një ditë më parë, Franca kishte njoftuar se po "forconte përkohësisht" praninë e saj në Mesdheun lindor në mbështetje të Greqisë.

 

Tags