Trump dëshiron të takohet me Putin para zgjedhjeve në SHBA
"Presidenti Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se ai dëshiron të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin para zgjedhjeve të nëntorit," citoi NBC katër burime të informuara.
Sipas IRNA, zyrtarët e qeverisë amerikane kanë konsideruar kohë dhe vende të ndryshme për takimin midis Trump dhe Putin, një prej të cilave është takimi muajin tjetër në New York. Qëllimi i takimit është të njoftojë përparimin në negociatat për një marrëveshje të kontrollit të armëve bërthamore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas burimeve të informuara, një nga programet e mundshme të këtij takimi është të fillojë një plan dhe kornizë për negociatat për zgjatjen e marrëveshjes "Start i Ri". Burimet thonë së Trump e sheh një takim të tillë si një mundësi për të treguar se ai ka aftësinë për të negociuar marrëveshje. Politika e jashtme e presidentit amerikan Donald Trump bazohet në "doktrinën e tërheqjes dhe largimit" nga organizatat dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Këto veprime të Trump kanë ngjallur kritika të gjera ndërkombëtare.