Demokratët akuzojnë presidentin Trump se po saboton zgjedhjet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99558-demokratët_akuzojnë_presidentin_trump_se_po_saboton_zgjedhjet
Demokratët amerikanë mendojnë se kreu i shtetit, Donald Trump, po tenton të sabotojë zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit me përdorimin politik të shërbimit postar kombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 17, 2020 15:48 Europe/Tirane
  • Demokratët akuzojnë presidentin Trump se po saboton zgjedhjet

Demokratët amerikanë mendojnë se kreu i shtetit, Donald Trump, po tenton të sabotojë zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit me përdorimin politik të shërbimit postar kombëtar.

Në kushtet e pandemisë, opozita ka paralajmëruar se prezenca në vendvotime mund të rritë rrezikun e përhapjes së koronavirusit, ndaj qytetarët mund të votojnë edhe nëpërmjet postës. Nga shërbimi postar ka ardhur përgjigjja se gjendet në krizë, ndaj i është dashur të ulë kostot, të ndërpresë dërgesat jashtë orarit të punës, e pa një ndihmë financiare, ekziston mundësia që të mos e përmbushë në kohë dorëzimin e miliona fletëvotimeve të marra nga qytetarët. Çak Shumër, kryeopozitari i Senatit amerikan, kërkoi të dielën një seancë të posaçme pyetjesh për drejtuesit e postës amerikane, ndërsa senatori demokrat dhe ish-kandidati për president, Berni Sendërs, tha se përgjegjës për situatën është presidenti Trump. Dhoma e ulët e Kongresit amerikan e kontrolluar nga demokratët ka njoftuar se do të votojë një ligj që i ndalon postës të ndryshojë shërbimet që ofronte në fillimin e këtij viti. Drejtori i Përgjithshëm i Postës u emërua dy muaj më parë nga presidenti Trump dhe është akuzuar se i po shërben politikisht republikanëve. Trump e kundërshton votimin nëpërmjet postës pasi sipas tij rrit mundësinë e manipulimit të rezultatit sepse dikush mund të plotësojë dhe postojë mijëra fletë votimi, ose vota e tyre mund të humbasë gjatë transportit, e verifikimi i këtyre rasteve do e zgjaste procesin me muaj e vite. Trump ka kërkuar kompromis me demokratët, që do i siguronte postës fonde shtesë në këmbim të një pakete lehtësuese financiare miliarda dollarëshe për qytetarët amerikanë.