Kina zhvillon manovra në përgjigje të provokimit të Marinës amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99597-kina_zhvillon_manovra_në_përgjigje_të_provokimit_të_marinës_amerikane
Kina zhvilloi stërvitje ushtarake me zjarr real në Detin e Kinës së Jugut një ditë pasi aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Reagan kreu ushtrime të mbrojtjes ajrore atje, sipas raporteve të publikuara dhe Marinës amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 19, 2020 16:48 Europe/Tirane
  • Kina zhvillon manovra në përgjigje të provokimit të Marinës amerikane

Kina zhvilloi stërvitje ushtarake me zjarr real në Detin e Kinës së Jugut një ditë pasi aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Reagan kreu ushtrime të mbrojtjes ajrore atje, sipas raporteve të publikuara dhe Marinës amerikane.

Kina postoi video të korvetës Huizhou me bazë në Hong Kong duke gjuajtur predha artilerie dhe torpedo, sipas South China Morning Post. Manovra "u përqendrua në më shumë se 10 subjekte," përfshirë zjarr artilerie, armë të të rënda dhe ulje helikopterësh, tha ushtria kineze në faqen e saj zyrtare. USS Ronald Reagan dhe grupi i saj sulmues hynë në ujërat e Detit të Kinës së Jugut të Premten për një seri veprimesh ajrore, sipas një njoftimi për shtyp të Marinës amerikane. Aeroplanmbajtësja amerikane u kthye në Detin e Filipineve, sipas fotografive të Marinës, të disponueshme në internet.