Trump kërkon kthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99599-trump_kërkon_kthimin_e_sanksioneve_të_okb_kundër_iranit
Presidenti amerikan pasi vuri në dukje se Uashingtoni kërkon kthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit tha: Mike Pompeos i kam dhënë urdhrat e nevojshme që të vë në funksion mekanizmin Moshe për kthimin e sanksioneve kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 20, 2020 05:41 Europe/Tirane
  • Trump kërkon kthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit

Presidenti amerikan pasi vuri në dukje se Uashingtoni kërkon kthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit tha: Mike Pompeos i kam dhënë urdhrat e nevojshme që të vë në funksion mekanizmin Moshe për kthimin e sanksioneve kundër Iranit.

Donald Trump duke përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit pretendoi se marrëveshja bërthamore pengon vendosjen e paqes në rajonin e Azisë Perëndimore. Sekretari amerikan i shtetit gjatë takimit që do të mbaje me kreun e KS të OKB, do ta informojë atë për vendimin e Amerikës për aktivizimin e mekanizmit Moshe. Amerika edhe pse është larguar nga marrëveshja bërthamore 2 vite më parë dhe nuk i ka kushtuar vëmendje rezolutës 2231 të KS të OKB, duke bërë komentime të reja juridike pretendon se në bazë të kësaj rezolute ajo vazhdon të jetë palë e marrëveshjes bërthamore dhe për këtë ka të drejtë të përdorë mekanizmin Moshe për rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Ky pretendim i Amerikës ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të anëtarëve të KS të OKB sidomos të Rusisë dhe Kinës.