Pompeo kërcënon Kinën dhe Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99602-pompeo_kërcënon_kinën_dhe_rusinë
Sekretari amerikan i shtetit ka kërcënuar Kinën dhe Rusinë me vendosjen e sanksioneve në rast se ata nuk marrin parasysh kërkesën e Uashingtonit për rikthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2020 05:41 Europe/Tirane
  • Pompeo kërcënon Kinën dhe Rusinë

Sekretari amerikan i shtetit ka kërcënuar Kinën dhe Rusinë me vendosjen e sanksioneve në rast se ata nuk marrin parasysh kërkesën e Uashingtonit për rikthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit.

Në një intervistë për Fox News, Mike Pompeo në përgjigje të pyetjes se çfarë do të bëjë Amerika në rast se Kina dhe Rusia nuk pranojnë rikthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit, tha; Amerika edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj çdo vendi që ka shkelur sanksionet amerikane. Pas disfatës së fundit të Amerikës në përpjekje për të miratuar një rezolutë kundër Iranit për zgjatjen e embargos së armëve, Uashingtoni po mundohet të shfrytëzojë rezolutën 2231 të KS të OKB për rikthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit. Donald Trump i ka dhënë urdhër Mike Pompeo që të vë në funksion sistemin e sanksioneve të KS të OKB kundër Iranit. Sipas ekspertëve ky sistem i njohur ndryshe si SnapBack apo mekanizmi Moshe, është një proces shumë i vështirë për Amerikën pasi jo vetëm Rusia dhe Kina por edhe shumë v ende të tjera kanë vënë në dyshim veprimin e Amerikës pasi Uashingtoni që vetë nuk zbaton marrëveshjen bërthamore nuk mund të përdorë mekanizmin Moshe.