Senati paralajmëron Trump mbi programin bërthamor të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99604-senati_paralajmëron_trump_mbi_programin_bërthamor_të_arabisë_saudite
Disa anëtarë të senatit amerikan kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump lidhur me programin raketor dhe bërthamor të Arabisë Saudite.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 20, 2020 10:12 Europe/Tirane
  • Senati paralajmëron Trump mbi programin bërthamor të Arabisë Saudite

Disa anëtarë të senatit amerikan kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump lidhur me programin raketor dhe bërthamor të Arabisë Saudite.

Senatorët demokratë dhe republikanë, me anë të një letre kanë kërkuar organizimin e një takimi të veçantë për shqyrtimin e kësaj çështjeje në senat. Senatorët demokratë i kanë kërkuar presidentit Trump që të rishikojë programin raketor dhe bërthamor të Arabisë Saudite në kohën kur më 25 korrik gazeta Wall Street Journal ka pretenduar se Kina ka një kontratë me Arabinë Saudite për ndërtimin e një uzine të kekut të verdhë. Kjo uzinë do të ndërtohet në rajonin e largët Ala në veriperëndim të Arabisë saudite. Duke qenë se sauditët janë munduar ta mbajnë të fshehtë këtë çështje, akoma nuk dihet se kur do të ndërtohet uzina. Megjithatë faktet dëshmojnë se Arabia Saudite po punon për të çuar përpara programin e saj për prodhimin e bombës atomike. Sipas shumë ekspertëve aktivitetet e fshehta të Arabisë Saudite për prodhimin e uraniumit jo të pasuruar në formë të atillë që në të ardhmen ai të kthehet në karburant bërthamor të pasuruar, janë alarm rreziku.