Zjarret masive rrezikojnë Kaliforninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99661-zjarret_masive_rrezikojnë_kaliforninë
Zjarret të ndezura nga gjuajtja e rrufeve në shtetin amerikan të Kalifornisë, i cili është goditur nga një valë e nxehtësisë, kanë fituar përmasa të mëdha, për t’u bërë nga zjarret më të mëdha në historinë e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2020 17:41 Europe/Tirane
  • Zjarret masive rrezikojnë Kaliforninë

Zjarret të ndezura nga gjuajtja e rrufeve në shtetin amerikan të Kalifornisë, i cili është goditur nga një valë e nxehtësisë, kanë fituar përmasa të mëdha, për t’u bërë nga zjarret më të mëdha në historinë e saj.

Aktualisht, ka rreth 560 zjarre që po ndodhin në gjithë Kaliforninë, të mëdha dhe të vogla, kryesisht në pjesët veriore. Autoritetet deklaruan se disa zjarre janë dyfishuar në madhësi brenda 24 orëve dhe se flakët që kanë përfshirë zonat e dendura me pyje dhe shkurre kërcënojnë dhjetëra mijëra shtëpi. Të paktën 100 mijë njerëz në shtet janë urdhëruar të evakuohen për shkak të zjarreve. Në tre grupet e zjarreve që kanë prekur pjesët veriore, lindore dhe jugore të qytetit të San Franciscos, janë dëmtuar 2.566 kilometra katrorë dhe më shumë se 500 ndërtesa janë bërë të papërdorshme. Më shumë se 12.000 zjarrfikës po punojnë për fikjen e zjarreve në gjithë shtetin. Autoritetet deklaruan se nga zjarret e vazhdueshme në rrethet Solano dhe Napa dhe pjesën qendrore të shtetit, pesë persona, njëri prej të cilëve ishte pilot i një helikopteri që ra gjatë operacioneve zjarrfikjes, humbën jetën, dy persona janë zhdukur, kurse 33 civilë dhe zjarrfikës janë lënduar. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha në një deklaratë një ditë më parë se zjarret u shkaktuan nga temperaturat e larta “të jashtëzakonshme” dhe rrufetë, duke shtuar se gjithsej 11.000 goditje rrufesh janë regjistruar brenda 72 orëve.