Trump në kurthin e politikave të tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99669-trump_në_kurthin_e_politikave_të_tij
Për shumë vite, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur politikat e saj duke kërcënuar dhe inkurajuar vendet e tjera dhe kanë zgjidhur çështjet në këtë mënyrë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 23, 2020 10:30 Europe/Tirane
  • Trump në kurthin e politikave të tij

Për shumë vite, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur politikat e saj duke kërcënuar dhe inkurajuar vendet e tjera dhe kanë zgjidhur çështjet në këtë mënyrë.

Vite më parë, Sekretarja e atëhershme e shtetit Condoleezza Rice tha se ishte zhgënjyese që Shtetet e Bashkuara duhej të punonin me të tjerët për të zgjidhur raste të caktuara ndërkombëtare.  Për vite me radhë, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur politikat e saj duke kërcënuar dhe inkurajuar vendet e tjera dhe duke zgjidhur rastet në të këtë mënyrë, por gjatë viteve dhe që nga ardhja në pushtet e administratës së çuditshme të Trump, veçanërisht në trajtimin e programit bërthamor të Iranit, Amerika nuk ka qenë në gjendje të bindë as aleatët e saj për politikat dhe pikëpamjet e saj. Shtetet e Bashkuara në një javë morën shuplakë dy herë nga i njëjti vend. Ajo mori shuplakën e parë në një takim të veçantë të Këshillit të Sigurimit për të aprovuar një projekt-rezolutë nga Uashingtoni për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit. Propozimi i këtij vendi mori vetëm dy vota pozitive në takim: Amerika dhe Republika Dominikane. Shuplaka e dytë dyfishoi dështimin dhe zhgënjimin e Amerikës; Bashkimi Evropian, Kina dhe Rusia kanë kundërshtuar një kërkesë zyrtare amerikane nga Kombet e Bashkuara për rikthimin e të gjitha sanksioneve përpara marrëveshjes bërthamore të 2015-ës. Nga ana tjetër, disa palë konkretisht regjimi sionist dhe disa vende arabe në veçanti, po përpiqen ta nxisin administratën Trump kundër Iranit. Që në fillim, Donald Trump në trajtimin e programit bërthamor të Iranit ka ndjekur një politikë presioni, sanksionesh dhe presionesh  ekonomike. Trump arriti kulmin e sjelljes arrogante duke u tërhequr në mënyrë arbitrare nga marrëveshja bërthamore; Por me dështimin e kësaj politike kundrejt rezistencës iraniane, ai iu drejtua planit për të zgjatur embargon e armëve dhe kur kjo politikë gjithashtu dështoi, ai ia drejtua marrëveshjes për të aktivizuar mekanizmin Moshe. Prandaj, mund të thuhet se Trump ka rënë në grackën e politikave të tij. Në një intervistë për Fox News, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsëriti pretendimet duke e përshkruar marrëveshjen bërthamore si një "marrëveshje të marrë", por në mënyrë të përsëritur bëri thirrje për zbatimin e disa pikave të kësaj "marrëveshjes të marrë". Me sa duket, vendet e tjera, veçanërisht aleatët e SH.B.A.-së, nuk mund ta shoqërojnë më këtë shtet në aventurat e tij. Duket sikur ata preferojnë të presin zgjedhjet presidenciale të SHBA për të shpallur pozicionin e tyre, veçanërisht pasi ata kërkojnë një mënyrë dhe një justifikim për t'i bërë pozicionet e tyre disi të pavarura nga Uashingtoni. Sidoqoftë, ata pritet të marrin një qëndrim më serioz dhe aktiv, veçanërisht tani që amerikanët për të rivendosur prestigjin e tyre brenda Kombeve të Bashkuara i janë kundërvënë Teheranit. Tani administrata Trump duhet të presë për një dështim të ri për të regjistruar një tjetër disfatë në rekordin e saj katërvjeçar të dështimit.