Presidenti i Venezuelës, falënderon Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99683-presidenti_i_venezuelës_falënderon_iranin
Presidenti i Venezuelës ditën e dielë ka falënderuar Iranin për ndihmat e dhëna vendit të tij në përballje me sanksionet e naftës së Uashingtonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2020 04:46 Europe/Tirane
  • Presidenti i Venezuelës, falënderon Iranin

Presidenti i Venezuelës ditën e dielë ka falënderuar Iranin për ndihmat e dhëna vendit të tij në përballje me sanksionet e naftës së Uashingtonit.

Nikolas Maduro në një intervistë për mediat deklaroi se eksperienca e Iranit do të ndihmojë qeverinë e Venezuelës për të përballur situatën dhe administruar vendin. Nikolas Maduro president i Venezuelës falënderoi Iranin për ndihmat e dhëna qeverisë dhe popullit venezuelas dhe tha; Venezuela nuk është vetëm pasi ajo ka miq të guximshëm që i qëndrojnë pranë asaj. Irani në kuadër të mbështetjes së qeverisë dhe popullit të Venezuelës ka dërguar 5 anije me 1.5 milion fuçi benzinë. Këto anije janë dërguar në Venezuelë me gjithë kërcënimet e Amerikës pasi ky vend i Amerikës latine është përballur me mungesë të theksuar benzine. Amerika muajt e fundit ka kërcënuar me sanksione, presione dhe bllokadë ekonomike Venezuelën me qëllim që të rrëzojë qeverinë e këtij vendi që mban qëndrime anti-amerikane por deri tani ajo nuk ka mundur t’ia arrijë këtij qëllimi. Irani dhe Venezuela si dy vende të pavarura u bëjnë qëndresë politikave dhe veprimeve hegjemoniste dhe arrogante të Amerikës.