Në prag të zgjedhjeve 2020, jep dorëheqjen këshilltarja e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99685-në_prag_të_zgjedhjeve_2020_jep_dorëheqjen_këshilltarja_e_trump
Një prej këshilltarëve me eksperiencë të Donald Trump ka dhënë dorëheqjen shumë pak para organizimit të zgjedhjeve presidenciale 2020.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2020 04:46 Europe/Tirane
  • Në prag të zgjedhjeve 2020, jep dorëheqjen këshilltarja e Trump

Një prej këshilltarëve me eksperiencë të Donald Trump ka dhënë dorëheqjen shumë pak para organizimit të zgjedhjeve presidenciale 2020.

Kelian Kanoi, këshilltare e lartë e presidentit Donald Trump njoftoi se do të largohet nga shtëpia e bardhë deri në fund të gushtit. Ajo nuk ka dhënë shpjegime mbi arsyen e dorëheqjes së saj por pretendoi se pas dorëheqjes do të merret me problemet familjare. Bashkëshorti i Kanoi është punonjës i grupit Linkoln një prej kundërshtarëve të fuqishëm të Donald Trump. Kelian Kanoi i është bashkuar fushatës së Donald Trump në vitin 2016 dhe ajo pritet të mbajë fjalim në kongresin e republikanëve ku do të shpallet kandidatura e Donald Trump.