Në prag të zgjedhjeve 2020, jep dorëheqjen këshilltarja e Trump
Gusht 24, 2020 04:46 Europe/Tirane
Një prej këshilltarëve me eksperiencë të Donald Trump ka dhënë dorëheqjen shumë pak para organizimit të zgjedhjeve presidenciale 2020.
Kelian Kanoi, këshilltare e lartë e presidentit Donald Trump njoftoi se do të largohet nga shtëpia e bardhë deri në fund të gushtit. Ajo nuk ka dhënë shpjegime mbi arsyen e dorëheqjes së saj por pretendoi se pas dorëheqjes do të merret me problemet familjare. Bashkëshorti i Kanoi është punonjës i grupit Linkoln një prej kundërshtarëve të fuqishëm të Donald Trump. Kelian Kanoi i është bashkuar fushatës së Donald Trump në vitin 2016 dhe ajo pritet të mbajë fjalim në kongresin e republikanëve ku do të shpallet kandidatura e Donald Trump.
Tags