Maroku kundërshton çdo lloj normalizimi të marrëdhënieve me regjimin sionist
Gusht 24, 2020 09:16 Europe/Tirane
Kryeministri i Marokut shprehu kundërshtimin e prerë të vendit të tij për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.
Saadudin Osmani, kryeministër i Marokut deklaroi se Maroku është kundër çdo normalizimi të marrëdhënieve me regjimin sionist pasi një gjë e tillë bëhet shkak për shtimin e agresioneve të Tel Avivit kundër popullit palestinez. Maroku i ka ndërprerë lidhjet e tij me regjimin sionist që prej vitit 2000 në kohën e nisjes së intifadës palestineze. Deklarata e kryeministrit të Marokut erdhi pak para vizitës së Jerad Kushner në rajon, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.
Tags