Gusht 24, 2020 22:27 Europe/Tirane
  • Rikthehen protestat në Portland të Amerikës

Pas protestave të gjera në qytetin më të madh të shtetit Oregon, janë arrestuar me dhjetëra protestues nga policia amerikane.

Kanali televiziv CNN njoftoi se policia e Portlandit ditën e hënë më 24 gusht, ka deklaruar se forcat e policisë kanë arrestuar disa protestuar të cilët gjatë protestave kanë synuar të bllokojnë godinat e pushtetit lokal dhe kanë hedhur gjëra të ndryshme në drejtim të forcave policore. Sipas këtij burimi, protestat në qytetin Portland në shtetin Oregon të Amerikës janë organizuar për të protestuar kundër sjelljeve dhe dhunës së policisë amerikane dhe këto protesta po vazhdojnë akoma pavarësisht se kanë kaluar mbi 10 javë që nga vrasja e zezakut Georg Floyd në Amerikë. Policia amerikane, përmes publikimit të një deklarate, ka njoftuar se janë arrestuar 71 persona në protestat e zhvilluara në qytetin Portland të shtetit Oregon, kundër strukturave politike dhe raciste në SHBA. Me kumtimin shpalljes së kandidatit republikan Donald Trump, janë zhvilluar protesta masive në shumë qytete të SHBA.  Sipas kësaj deklarate, shumë persona janë arrestuar pas përleshjeve me policinë.  

Tags