Vizita rajonale e Pompeo, përpjekje për të legjitimuar regjimin sionist
Amerika në kohën e presidencës së Donald Trump, ka ndërmarrë veprime të pashoq në interes të regjimit sionist. Një prej këtyre veprimeve të qeverisë është njohja e regjimit sionist nga disa vende arabe gjë e cila është nxitur nga Uashingtoni. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ka luajtur një rol të madh në këtë çështje.
Në këtë drejtim, Pompeo nisi një udhëtim rajonal dhe ndalesa e tij e parë u krye në Palestinën e Pushtuar( Izrael). Ai u takua me zyrtarë të lartë sionistë dhe diskutoi për normalizimin e marrëdhënieve midis regjimit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdimin e procesit të njohjes së Izraelit nga vendet arabe, si dhe kërcënimet e pretenduara prej tij nga Irani. Pas takimeve, Pompeo cicëroi të hënën në mbrëmje në Twitter se Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të mbështesë regjimin sionist me seriozitet të plotë. Duke iu referuar takimit të tij me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu, Pompeo shkroi: "Ne diskutuam mënyra për të kundërshtuar veprimet destabilizuese të Iranit në rajon, sfidat e përbashkëta me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli dhe përfitimet e marrëveshjes së Abrahamit (emri që Trump i dha marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe). Si gjithmonë, angazhimi i Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit është i palëkundur." Presidenti amerikan Donald Trump që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë ka bërë një sërë lëvizjesh të diskutueshme dhe polemike në politikën e jashtme. Një nga pikat kryesore të qasjes së jashtme të Trump është qëndrimi i tij për mbështetjen e pakushtëzuar për Izraelin dhe zbatimin e veprimeve që presidentët e mëparshëm amerikanë nuk kanë pranuar t’i ndërmarrin. Më e rëndësishmja nga këto është njohja e Jerusalemit si kryeqytet i regjimit sionist, njohja e aneksimit të lartësive Golan në Palestinën e pushtuar, prezantimi i të ashtuquajturës Marrëveshje e Shekullit që ofron përfitime dhe privilegje të pashembullta për regjimin sionist dhe privon palestinezët nga të drejtat e tyre të patjetërsueshme. Më në fund, administrata Trump pranon që regjimit sionist të aneksojë një pjesë të Bregut Perëndimor në Palestinën e Pushtuar. Hapi i ri amerikan është përpjekja e vazhdueshme për të bindur aleatët amerikanë për të njohur zyrtarisht regjimin sionist dhe për të vendosur marrëdhënie politike dhe ekonomike me të. Shtetet arabe në brigjet jugore të Gjirit Persik fillimisht u shënjestruan nga Uashingtoni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishte vendi i parë arab që më 17 gusht njoftoi se do të krijonte marrëdhënie politike me Izraelin, në një ceremoni të organizuar nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Emiratasit menduan se pas këtij veprimi atyre do t’u hiqen kufizimet e mëparshme për blerjen e armëve shumë të përparuara nga Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë pretenduan se Netanyahu kishte pranuar të shtynte planin për të aneksuar një pjesë të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinën e Pushtuar. Sidoqoftë, të dyja këto koncepte të gabuara kanë dështuar. Në këtë mes jo vetëm që Netanyahu kundërshtoi shtyrjen e planit për aneksimin e Bregut Perëndimor, por ai gjithashtu deklaroi në mënyrë të qartë se Izraeli vazhdon të protestojë dhe kundërshtojë shitjen e avionëve luftarakë F-35 për Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai theksoi se qeveria amerikane është e angazhuar për epërsinë ushtarake të Izraelit, siç ka bërë vitet e kaluara që nga marrëveshja e paqes me Jordaninë dhe Egjiptin dhe pa dyshim që do të vazhdojë ta bëjë këtë.