Sanders kritikon presidentin Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99712-sanders_kritikon_presidentin_donald_trump
Senatori i shtetit Vermonte në Amerikë ka kritikuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan mbi manipulimin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2020.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • Sanders kritikon presidentin Donald Trump

Senatori i shtetit Vermonte në Amerikë ka kritikuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan mbi manipulimin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2020.

Bernie Sanders, tha se deklarata e Trump mbi manipulimin e madh të zgjedhjeve në nëntor 2020 është një përpjekje e madhe për të dobësuar demokracinë në Amerikë dhe për të ulur besimin e njerëzve tek procesi zgjedhor. Trump ka vënë në dyshim kredibilitetin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe dështimin e tij në këto zgjedhje po mundohet ta justifikojë gjoja me manipulimin e tyre. Trump duke ulur buxhetin e zyrave postare po mundohet të vështirësojë kushtet e votuesve. Në kuadër të përballjes së Trump me demokratët për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve me metodën postare, presidenti amerikan më 23 gusht këtë metodë e ka konsideruar një manipulim të madh të zgjedhjeve. Presidenti amerikan shumë herë është shprehur kundër metodës së preferuar nga demokratët për zgjedhjet me anë të zyrave postare dhe ka pretenduar se partia demokrate me anë të kësaj metode synon të kryejë manipulim më të madh të zgjedhjeve presidenciale. Nga ana tjetër partia demokratike akuzon presidentin Trump dhe partinë republikane se po mundohen të  vështirësojnë procesin zgjedhor për votuesit.