Korona ka varfëruar edhe më shumë të varfrit në Angli
8 ndër 10 familje të varfra në Angli janë të mendimit se që nga koha e mbylljes së aktiviteteve ekonomike për shkak të virusit korona, gjendja e tyre financiare është përkeqësuar edhe më shumë.
Gazeta Guardian shkruan se për shkak të përhapjes së virusit korona dhe për pasojë mbylljes së aktiviteteve ekonomike shumë familje të varfra në Angli janë detyruar të shesin ato që kishin për të kaluar shpenzimet e jetesës. 8 ndër 10 familje të varfra në Angli për shkak të problemeve financiare dhe mungesës së të ardhurave po përballen me probleme të shumta psikologjike dhe fizike. Gazeta Guardian shkruan se pandemia Korona ka ndikuar tejmase rëndë tek familjet e të varfërve të cilët janë bërë edhe më të varfër se në të kaluarën.