Gusht 26, 2020 09:29 Europe/Tirane
  • Gjendje e jashtëzakonshme në Viskonsin të Amerikës

Pas përshkallëzimit të situatës në Viskonsin të Amerikës, në qytetin Kenosha është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Zjarrvënësit dogjën ndërtesa dhe shkatërruan pjesën më të madhe të distriktit të bizneseve afrikano-amerikane në natën e dytë të trazirave në qytetin Kenosha të Uiskonsenit, të nxitura nga plagosja e një afrikano-amerikani që u qëllua në shpinë nga oficerët e policisë, përpara syve të tre djemve të tij të vegjël. Shtëllunga tymi mbulonin pjesën qendrore të qytetit Kenosha pasi policia me veshjet speciale u përlesh me protestuesit që kundërshtuan një ndalim-qarkullimi gjatë natës deri të martën në mëngjes, disa metra larg vendit ku policia goditi me armë të dielën afrikano-amerikanin Jacob Blake. Blake, 29 vjeç, u mbijetoi të shtënave, që u kapën në video dhe është në gjendje të qendrueshme pas operacionit, tha babai i tij. Por incidenti i fundit në një mori rastesh që nxjerrin në pah trajtimin e afrikano-amerikanëve nga policia, solli zemërim në qytetin buzë liqenit të Kenoshës rreth 65 kilometra në jug të Milluokit. Incidenti ndodh tre muaj pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, në Mineapolis të cilit iu bllokua frymëmarrja nga një polic i bardhë i cili i vendosi gjurin në fyt, duke nxitur protesta mbarëkombëtare kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit në Shtetet e Bashkuara. Trazirat u ndezën edhe në vende të tjera të hënën. Policia në qytetin Portland të shtetit të Oregonit, skenë e javëve të protestave që janë bërë ndonjëherë të dhunshme, e shpalli gjendjen trazirë me qëllim të hënën vonë dhe arrestoi shumë demonstrues pasi zjarret u ndezën në zyrat e shoqatës së policisë. Administrata e Presidentit Donald Trump muajin e kaluar vendosi trupa federale në Portland për të shtypur protestat.

Tags