Takimi i KS të OKB, pasqyrë e izolimit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99730-takimi_i_ks_të_okb_pasqyrë_e_izolimit_të_amerikës
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se objektivi i Amerikës është shkatërrimi i marrëveshjes bërthamore dhe tha se KS i OKB edhe një herë tregoi izolimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore dhe rezolutën 2231.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 26, 2020 09:29 Europe/Tirane
  • Takimi i KS të OKB, pasqyrë e izolimit të Amerikës

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se objektivi i Amerikës është shkatërrimi i marrëveshjes bërthamore dhe tha se KS i OKB edhe një herë tregoi izolimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore dhe rezolutën 2231.

Në takimin e djeshëm të KS të OKB ku u analizua çështja e Azisë perëndimore dhe e Palestinës, Rusia dhe Kina nga kreu i këtij këshilli kërkuan që të programojë një tjetër takim të anëtarëve të KS të OKB për programin e Amerikës për mekanizmin Moshe. Dian Djani, përfaqësuesi i Indonezisë dhe kreu i radhës së KS të OKB tha se duke pasur parasysh se shumica e anëtarëve të KS të OKB janë kundër kërkesës së Amerikës nuk mund të merren më shumë veprime mbi këtë rast. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se anëtarët e KS të OKB kanë qartësuar se Amerika pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore dhe për këtë nuk ka të drejtë të kërkojë nisjen e procesit për kthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit. Ndërkohë Irani është i bindur se anëtarët e KS të OKB do të pengojnë veprimet destruktive të Amerikës për të dobësuar OKB. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ndër të tjera shtoi se pothuajse të gjitha problemet në Azinë Perëndimore janë për shkak të vazhdimit të pushtimit të Palestinës nga ana e regjimit sionist dhe për shkak të politikave të tij ekspansioniste të mbështetur nga Amerika.