Grosi, e cilëson pozitiv vizitën e tij në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99740-grosi_e_cilëson_pozitiv_vizitën_e_tij_në_iran
Drejtori i përgjithshëm i ANEA deklaroi se data për kryerjen e inspektimeve dhe testimeve nga ana e ANEA në  vendet e përcaktuara në marrëveshjen me Iranin është shumë afër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2020 05:21 Europe/Tirane
  • Grosi, e cilëson pozitiv vizitën e tij në Iran

Drejtori i përgjithshëm i ANEA deklaroi se data për kryerjen e inspektimeve dhe testimeve nga ana e ANEA në  vendet e përcaktuara në marrëveshjen me Iranin është shumë afër.

Rafael Grosi kreu i ANEA, pas vizitës së tij dyditore në Teheran, në përgjigje të interesimit të gazetarëve lidhur me marrëveshjen e arritur me Iranin për qasjen në dy baza të përcaktuara nga agjencia tha se ne datën e kryerjes së inspektimeve nuk e publikojmë pasi ajo është pjesë e informacioneve të protokollit sekret. Mund të them se ne kemi arritur një akord mbi këtë çështje dhe koha është shumë afër, deklaroi Grosi. Drejtori i përgjithshëm i ANEA në përgjigje të pyetjes se nëse është i sigurt se qasja do të jetë e plotë dhe ashtu sic kërkohet, tha se është plotësisht i sigurt dhe se nuk ka asnjë lloj kufizimi. Republika Islamike e Iranit dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) në fund të vizitës dy-ditore të Rafael Grossi në Teheran dhe bisedimeve të tij me zyrtarët iranianë, lëshuan një deklaratë të përbashkët. Sipas deklaratës të lëshuar të Mërkurën nga Republika Islamike e Iranit dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike; Pas konsultimeve dypalëshe intensive, Irani dhe ANEA ranë dakord me mirëbesim për të zgjidhur çështjet e përcaktuara nga ANEA në lidhje me zbatimin e protokolleve. Deklarata thotë: Irani lejon vullnetarisht qasjen e ANEA në dy vendet e përcaktuara nga agjencia dhe do të lehtësojë aktivitetet e verifikimit të agjencisë për të zgjidhur këto çështje; Për datat që lidhen me qasjen e agjencisë dhe aktivitetet e verifikimit është rënë dakord. Pjesa tjetër e deklaratës thotë: Aktivitetet e verifikimit të agjencisë në përputhje me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Masave të Mbrojtjes dhe Protokollin Shtesë dhe procedura standarde e verifikimit të agjencisë, siç zbatohet për të gjitha vendet anëtare në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Masave të Mbrojtjes dhe Protokollin shtesë, do të jenë të barabarta dhe do të zbatohet pa diskriminim.