Përkrahësi i "Trump", autori i incidentit në Wisconsin
(last modified Thu, 27 Aug 2020 19:12:41 GMT )
Gusht 27, 2020 21:12 Europe/Tirane
  • Përkrahësi i

Autori i të shtënave në shtetin amerikan të Wisconsin ishte i pranishëm në tubimin e zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rrjetit televiziv "MSNBC", autori i të shtënave gjatë protestave në Kenosha të Wisconsin, i cili vrau dy persona dhe plagosi një tjetër, mori pjesë në tubimin e Presidentit Donald Trump. Një djalë 17-vjeçar i akuzuar për vrasjen e dy personave me një automatik AR-15 mund të shihet në një foto të publikuar në një nga tubimet e fushatës së Trump.  Të shtënat u regjistruan gjatë një demonstrate nga banorët e qytetit Kanusha kundër dhunës së policisë. Emri i të riut ende nuk është bërë publike. Në Ëisconsin të Shteteve të Bashkuara trazirat vijuan për të tretën ditë me radhë pasi më herët policia plagoi një të ri afromerikan i cili tani raportohet i paralizuar. Sot mbi 200 protestues sfiduan urdhrin e ndalim qarkullimit dhe u përleshën me policinë.  Për të qetësuar gjendjen është thirrur në ndihmë edhe Garda Kombëtare, por gjendja vijon të jetë e rëndë.  Mediat vendore raportuan për disa automjete ushtarake që patrullonin rreth ndërtesës së gjykatës dhe qëllonin me gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Tags