Uashington: Kushdo që I reziston Snapback do të sanksionohet
I dërguari amerikan në Kombet e Bashkuara ka kërcënuar me vendosjen e sanksione ndaj anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që kanë mbështetur Iranin.
Në një intervistë për Al-Arabiya, Kelly Craft, i dërguari amerikan në Kombet e Bashkuara, pranoi kundërshtimin e Këshillit të Sigurimit të KB ndaj politikave anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë dhe paralajmëroi këdo që kundërshtojë kthimin e sanksioneve kundër Iranit, se do të përballet me sanksione. Kelly Kraft pretendon se Uashingtoni nuk do ta lejojë kurrë Iranin të blejë armë. Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të KB lejon Shtetet e Bashkuara që të zbatojnë mekanizmin për kthimin e sanksioneve kundër Iranit dhe ndaj kujtdo që do të qëndrojë kundër "Snapback" do të vendosen sanksione. Kraft përsëriti gjithashtu gënjeshtrat dhe pretendimet e pabaza të bëra nga zyrtarët amerikanë gjoja për mbështetjen financiare të Iranit ndaj terrorizmit. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të enjten se kthimi i sanksioneve mbi Iranin do të fillojë në mesnatën e 20 shtatorit. Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo në një mesazh në Twitter shkroi: "Javën e kaluar, pas dështimit të Këshillit të Sigurimit në misionin e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë, Shtetet e Bashkuara njoftuan procesin e kthimit 30-ditor të të gjitha sanksioneve të KB kundër Iranit". Sipas Pompeo, sanksionet do të kthehen në mesnatën e 20 shtatorit. Pompeo në një tjetër cicërimë gjithashtu shkroi: "Nëse ndonjë anëtar i Këshillit të Sigurimit të KB propozon një rezolutë për të vazhduar lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara do ta kundërshtojnë atë." Sekretari Amerikan i Shtetit shtoi: "Nëse nuk paraqitet asnjë projekt-rezolutë, sanksionet ndaj Iranit do të nisin më 20 shtator." Kështu funksionon Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të KB.