OKB dënon aktin e policisë që qëlloi kundër Jacob Blake
(last modified Sat, 29 Aug 2020 07:00:17 GMT )
Gusht 29, 2020 09:00 Europe/Tirane
  • OKB dënon aktin e policisë që qëlloi kundër Jacob Blake

OKB të shtënat me armë zjarri nga policia amerikan kundër 29-vejcarit Jacob Blake e ka quajtur veprim radikal.

Zyra për të drejtat e njeriut në OKB, duke reaguar ndaj videos së publikuar ku Jacob Blake qëllohet me armë zjarri nga një polic amerikan, këtë akt e ka cilësuar të tepruar dhe sjellje diskriminuese. Rupert Coville, një prej funksionarëve të këshillit për të drejtat e njeriut në OKB tha se sjellja e policisë amerikane me Jacob Blake nuk përputhet me standardet ndërkombëtare. Policia amerikane në qytetin Kenosha të shtetit Wisconsin ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit amerikan 29-vjecar Jacob Blake në sy të fëmijëve të tij edhe pse ai ishte i paarmatosur. Familja e Jacob Blake deklaroi se djali i saj ka pësuar dëme në shtyllën kurrizore dhe është paralizuar. Pas këtij akti të tmerrshëm të policisë amerikane, qyteti Kenosha është përfshirë nga trazirat dhe protestat popullore.

Tags