Fillon gara për zëvendësin e Shinzo Abe
(last modified Sat, 29 Aug 2020 19:14:41 GMT )
Gusht 29, 2020 21:14 Europe/Tirane
  • Fillon gara për zëvendësin e Shinzo Abe

Në Japoni ka nisur gara për zëvendësin e kryeministrit Shinzo Abe.

Agjencia Franceze e lajmeve thotë se vetëm një ditë nga dorëheqja e kryeministri japonez Fomio Kishida ish ministër i jashtëm ka shpallur kandidaturën e tij për zëvendësimin e Shinzo Abe. Taro Kon ministri aktual i mbrojtjes gjithashtu ka shpallur kandidaturën e tij për kryeministër. Një tjetër kandidat është edhe Kushihido Suga këshilltar i kryeministër dhe Shigaro Aishiba ish ministër i mbrojtjes. Kryeministri japonez Shinzo Abe ka vendosur të japë dorëheqjen për arsye shëndetësore, pas gati 8 viteve në kryesim të ekonomisë së tretë më të madhe të botës. Në konferencën për shtyp, 65-vjeçari tha të premten se problemet e fundit me kolitin, një sëmundje kronike që e shoqëron prej vitesh, e kanë shpërqendruar nga puna e tij në qeveri. Ai deklaroi se një zëvendësues i ri do duhet të vijojë axhendën e rritjes dhe reformave ekonomike që ai nisi në vitin 2012. “Më është dashur ta luftoj këtë sëmundje dhe të trajtohem, por duke mos pasur një shëndet të përsosur, sërish më prisnin vendime të rëndësishme politike. Unë nuk i pranoj gabimet në vendimmarrje, ndaj me mbështetjen e publikut, po e ndërpres detyrën si kryeministër.”

Tags