Protesta kundër masave të korona virusit
Në Angli dhe Gjermani janë organizuar protesta kundër masave shtrënguese për korona virusin.
Në Angli me mijëra protestues kanë protestuar pranë njëri-tjetrit ndërkohë që sipas ligjeve ekzistuese çdo tubim mbi 30 persona është i ndaluar dhe pjesëmarrësit dënohen me nga 3 mijë paund ndërsa organizatorët me 10 mijë paund. Pavarësisht se u lejua nga gjykata, policia e Berlinit u detyrua të shpërndajë me forcë një marshim protestë, organizuar kundër masave shtrënguese për pandeminë. Sipas policisë, pjesëmarrësit nuk po mbajtën distancën fizike nga njëri tjetri dhe qarkulluan pa maska. Vetë protestuesit kundërshtuan masat e autoriteteve me parulla si “Fund diktaturës së koronavirusit”. Policia e Berlinit u detyrua të shpërndajë me forcë një marshim protestë kundër masave shtrënguese për pandeminë pasi pjesëmarrësit nuk zbatuan rregullat në fuqi për të ndaluar përhapjen e koronavirursit. Sipas policisë, pjesëmarrësit nuk ruajtën distancën e sigurisë nga njëri tjetri dhe gjithashtu nuk mbanin maska. Pas negociatash të gjata, policia nuk i bindi dot organizatorët të zbatonin rregullat dhe u detyrua ta shpërndajë me forcë marshimin që mblodhi rreth 18 mijë vetë. Për të monitoruar mbarëvajtjen e marshimit protestë u mobilizuan rreth tremijë forca policie. Pjesëmarrësit në marshim mbanin në duar slogane si “Ndaloni çmendurinë e koronavirusit” dhe “Fund diktaturës së koronavirusit”. Vetëm të shtunën u regjistruan 1,479 raste të reja me koroanavirus dhe sipas autoriteteve numri i infektimeve të reja ka filluar të stabilizohet.