Zgjerohen tensionet mes EBA dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99807-zgjerohen_tensionet_mes_eba_dhe_turqisë
Tensionet midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë hyrë në një fazë të re dhe Abu Dhabi i shkroi një letër Këshillit të Sigurimit të KB duke e quajtur Turqinë një kërcënim për sigurinë rajonale, duke pretenduar se Turqia është një burim i pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në botën Arabe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 30, 2020 04:30 Europe/Tirane
  • Zgjerohen tensionet mes EBA dhe Turqisë

Tensionet midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë hyrë në një fazë të re dhe Abu Dhabi i shkroi një letër Këshillit të Sigurimit të KB duke e quajtur Turqinë një kërcënim për sigurinë rajonale, duke pretenduar se Turqia është një burim i pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në botën Arabe.

Sipas Grupit Ndërkombëtar të Agjencisë së Lajmeve Fars, Emiratet e Bashkuara Arabe në letrën e cila u shkrua në përgjigje të vërejtjeve të përfaqësuesit turk në KB, thanë se Turqia ndjek një politikë të jashtme "armiqësore", ndërsa qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe kërkon stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Abu Dhabi gjithashtu pretendoi se Turqia po përpiqet të largojë vëmendjen me veprimet e saj "të rrezikshme" dhe po ndjek një politikë kaosi në botën arabe. "Sulmi i Turqisë ndaj Sirisë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe ky vend vazhdon të ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të injorojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit, ndërsa në të njëjtën kohë bëhet një pikë kalimi për elementët e ISIS në Afganistan dhe Azinë Qendrore", thuhet në letër. Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe akuzoi Turqinë për abuzimin me çështjen e refugjatëve për të arritur qëllimet e saj, duke i quajtur ato "qëllime të çmendura". Letra vjen pasi kohët e fundit tensionet midis dy vendeve janë përshkallëzuar dhe qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe dje dërgoi nëntë aeroplanët ushtarakë për manovra ushtarake me Greqinë në ujërat e përbashkëta mes Turqisë dhe Greqisë, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Ankaraja. Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë filluar stërvitjet e përbashkëta të trajnimit të forcave ajrore në Mesdheun lindor. Forcat ushtarake janë mbledhur së fundmi në rajonin ku Greqi dhe Turqia janë në konflikt për pasuritë nënujore në shtratin e detit. Trajnimet ushtarake filluan të premten, një ditë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe përfunduan transferimin e nëntë avionëve luftarakë F-16 dhe katër aeroplanëve transporti në një bazë ajrore Greke në ishullin e Kretës, njoftoi Ministria Greke e Mbrojtjes. Në një kohë kur mosmarrëveshjet vijojnë të përshkallëzohen, Greqia dhe Turqia kanë udhëhequr trajnime të shumta ushtarake në zonë në javët e fundit. Ndërsa, Turqia ka iniciuar një mision vëzhgimi në ujërat ku Athina pretendon juridiksionin. Sipas Ankarasë, ishujt grekë nuk duhet të përfshihen në llogaritjen e zonave detare ku nafta dhe gazi mund të shfrytëzohen,  një pikëpamje e kundërshtuar nga shumica e aleatëve perëndimorë. Franca, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bashkuar në stërvitjet e fundit ushtarake dhe misionet stërvitore të mbajtura nga Greqia dhe aleati Qipro, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar edhe ushtrime të ndara me Greqinë.