Gusht 31, 2020 09:54 Europe/Tirane

Publikimi i një videoje të re mbi sjelljen e egër dhe raciste të policisë amerikane ndaj një zezaku ka ngjallur protesta të reja.

Sipas agjencisë IRIB të lajmeve, sjellja e egër dhe raciste e policisë amerikane ka ngjallur urrejtjen e popullit dhe protesta të gjera. Në video dy agjent policie në Sakra Monto të Kalifornisë kanë arrestuar një zezak në formë të egër dhe raciste. Një prej policëve qëllonte me shkelma zezakun në kohën kur ai kishte duart mbi kokë dhe nuk bënte asnjë veprim kërcënues apo të rrezikshëm. Pastaj polici i dytë duke i shtyrë kokën e përplasi në tokë për t’i vendosur prangat. Ndërsa polici i tretë që ndodhej në skenë mundohej të shpërndate turmën e njerëzve që ishte duke filmuar me celular këtë veprim të dhunshëm të policisë amerikane.

Tags