Jep dorëheqjen kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99851-jep_dorëheqjen_kreu_i_organizatës_botërore_të_tregtisë
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë dha dorëheqjen pas problemeve dhe mosmarrëveshjeve të kësaj organizate me qeverinë amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 31, 2020 15:45 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqjen kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë dha dorëheqjen pas problemeve dhe mosmarrëveshjeve të kësaj organizate me qeverinë amerikane.

Sipas Reuters; Ndërsa tensionet midis Organizatës Botërore të Tregtisë dhe qeverisë së Uashingtonit u përshkallëzuan, Roberto Azevêdo, sekretari i përgjithshëm, të hënën dha dorëheqjen. Uashingtoni pretendon se tarifat e OBT-së për Shtetet e Bashkuara nuk janë të drejta dhe se kjo organizatë nuk ka qenë në gjendje të parandalojë praktikat e padrejta të Kinës.   Presidenti i SHBA Donald Trump madje ka deklaruar për tërheqjen e Amerikës nga organizata, megjithëse ai ende nuk ka njoftuar një plan të përcaktuar për zbatimin e këtij vendimi. Tetë kandidatë po garojnë për të zëvendësuar brazilianin Azevêdo.