Një cisternë me lëndë kimike përplaset me një anije luftarake angleze
Shtator 01, 2020 16:54 Europe/Tirane
Policia angleze njoftoi se një cisternë me lëndë kimike e Danimarkës është përplasur me një anije luftarake detare angleze në jugperëndim të Anglisë.
Gazeta Daily Mail njoftoi se policia e qytetit Falmoth bëri të ditur vendin ku anija luftarake e mbretërisë së Britanisë është përplasur me një cisternë me lëndë komike të Danimarkës. Forcat detare angleze të grupit Navy Lookout njoftuan se anija e dëmtuar është e tipit mësimor të llojit Smit Yare. Anija daneze që quhej MV ales Mari Tereza mbarte lëndë kimike dhe pasi është përplasur me anije luftarake detare ka hasur tronditje të mëdha. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë por deri tani nuk janë dhënë më shumë detaje.
Tags