Amerika sanksionon 2 funksionar të GJND
Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy prokurorëve të GJND dhe kreut të departamentit për marrëdhënie dhe bashkëpunime juridike të kësaj gjykate.
Sipas agjencisë Tasnim të lajmeve Departamenti amerikan i thesarit njoftoi për vendosjen e sanksioneve ndaj Fatou Bensudouda dhe Phakiso Moxhoxhoko përkatësisht prokuror dhe kreu i departamentit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve në fushën juridike të GJND. Mike Pompe gjithashtu ka deklaruar se çdo person juridik apo fizik që bashkëpunon me këta persona do të përfshihen nga sanksionet amerikane. Ai gjithashtu ka paralajmëruar për sanksione ndaj kësaj gjykatë dhe ndaj çdokujt që mundohet të kryejë hetime kundër forcave amerikane. Më herët GJND ka njoftuar për kryerjen e hetimeve për krime lufte të kryera nga forcat amerikane në Afganistan dhe për këtë presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar duke kërcënuar me vendosjen e sanksioneve ndaj kësaj gjykate.