Refuzohet kërkesa e Erdogan për mbytjen e një anije greke
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99906-refuzohet_kërkesa_e_erdogan_për_mbytjen_e_një_anije_greke
Gjeneralët turq kanë hedhur poshtë kërkesën e presidentit për të fundosur një anije të  vogël greke.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2020 17:00 Europe/Tirane
  • Refuzohet kërkesa e Erdogan për mbytjen e një anije greke

Gjeneralët turq kanë hedhur poshtë kërkesën e presidentit për të fundosur një anije të  vogël greke.

Sipas agjencisë ISNA, gazeta gjermane "De Welt" citoi burime ushtarake turke të thoshin se "Rexhep Tajip Erdogan" kohët e fundit u kishte kërkuar gjeneralëve të ushtrisë turke që në një operacion pa ndonjë viktima të fundosnin një anije greke. Javët e fundit tensionet midis Turqisë dhe Greqisë rreth burimeve të naftës dhe gazit në Mesdheun Lindor dhe fillimi i kërkimit të gazit turk në brigjet e Greqisë në Mesdheun lindor kanë çuar të dy vendet në prag të një konflikti ushtarak. Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të BE Joseph Borrell paralajmëroi se blloku po përgatiste një listë sanksionesh kundër Turqisë.