Amerika ul nivelin e importit të naftës nga Arabia Saudite
Sipas informacioneve të kompanisë studiuese Clear Data, importi i naftës saudite nga Amerika në muajin gusht ka qenë 177 mijë fuçi naftë në ditë që është niveli më i ulët që nga viti 1985.
Arabia Saudite që është vendi më i madh eksportues i naftës në botë po mundohet të ulë nivelin e eksportit të naftës drejt Amerikës që ka tregun më transparent të naftës në botë me qëllim që të mbështesë tregun botëror të naftës dhe çmimin e këtij produkti. Sipas informacioneve Arabia Saudite gjatë muajit gusht ka dërguar vetëm 177 mijë fuçi naftë në ditë në Amerikë. Në muajin prill Arabia Saudite ka dërguar në Amerikë 1.3 milion fuçi naftë në ditë. Nga fundi i muajit mars dhe në fillim të prillit Arabia Saudite u fut në një luftë çmimi me Rusinë dhe dërgoi anijet e saj për të mbushur tregun e Amerikës. Dërgesat e mëdha të naftës së Arabisë saudite në Amerikë përkuan me uljen e madhe të kërkesës dhe rritjen e rezervave të naftës së këtij vendi. Mirëpo pas bisedimeve për çmimin e naftës, Arabia Saudite ra dakord të ulë prodhimin në mbështetje të çmimit të naftës dhe të ulë dërgimin e naftës në Amerikë. Sipas Clear Data në muajin shtator pritet që niveli i importit të naftës saudite nga Amerika të arrijë në 14 mijë fuçi naftë në ditë.