Trump urdhëroi shtypjen masive të protestuesve amerikanë
(last modified Sat, 05 Sep 2020 18:59:34 GMT )
Shtator 05, 2020 20:59 Europe/Tirane
  • Trump urdhëroi shtypjen masive të protestuesve amerikanë

Njëqind ditë pas fillimit të protestave anti-raciste në Portland, arrestimi i protestuesve shihet si një mënyrë nga administrata Trump për t'i dhënë fund këtyre protestave popullore.

Sipas Reuters, policia e Portland njoftoi të Shtunën se më shumë se 27 protestues ishin arrestuar vetëm ditën e kaluar për protesta anti-racizëm dhe kundër dhunës së policisë. Sipas deklaratës së policisë në Portland, të arrestuarit akuzohen për ndërhyrje në zbatimin e ligjit në qytet dhe mosrespektim të urdhrave për të mos u tubuar në rrugë. Sipas pretendimeve të policisë, policia kohët e fundit ka filluar të bëjë arrestime të synuara, në disa raste duke i shtyrë protestuesit prapa dhe duke i mbajtur ata jashtë rrugëve kryesore të qytetit. Mes personave të arrestuarve dje, një grua u raportua e plagosur në kokë dhe me gjakderdhje të rëndë, njoftoi Reuters.

Tags