Prill 21, 2024 10:59 Europe/Tirane
  • Represion ndaj studentëve pro-palestinezë në Amerikë

Policia e Nju Jorkut në mbështetje të hapur ndaj krimeve të regjimit sionist arrestoi më shumë se 100 studentë pro-palestinezë në Universitetin Kolumbia.

Që nga mëngjesi i së mërkurës, qindra studentë kanë ngritur tenda në Universitetin Kolumbia për të protestuar kundër vazhdimit të krimeve të luftës të regjimit sionist në Gaza dhe bashkëpunimit të universitetit në fjalë me kompanitë që përfitojnë nga racizmi sionist. Policia e Nju Jorkut çmontoi tendat pro-palestineze në oborrin e universitetit dhe arrestoi shumë studntë, përfshirë vajzën e një kongresmeni të shquar. Ndërkohë, disa studentë pjesëmarrës në këtë protestë, mes të cilëve edhe “Esra Hirsi”, vajza e Ilhan Omarit, përfaqësueses demokrate të shtetit të Minesotës, thanë se janë pezulluar nga studimet për akuza të ndryshme që kanë të bëjnë me mbështetjen e Palestinës. Pak kohë më parë, Ilhan Omar pyeti rektorin e Universitetit të Kolumbisë, Nemat Shafiq, në një seancë dëgjimore në Kongres për dënimin e mbështetësve të Palestinës në këtë universitet dhe Shafiq pretendoi se lëvizja e studentëve ishte "anti-semite". Vitin e kaluar, Universiteti Columbia pezulloi gjithashtu dy organizata studentore që udhëhoqën protesta në mbështetje të Palestinës dhe vendosjes së një armëpushimi në Rripin e Gazës. Që nga fillimi i sulmit ushtarak të regjimit sionist në Rripin e Gazës, mbështetësit e popullit palestinez kanë demonstruar shumë herë në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara dhe në disa raste, kjo ka çuar në anulimin e ofertave të studimit për studentët që mbështesin deklaratat dhe veprimet palestineze apo anti-izraelite. Sigurisht që procesi i shtypjes së protestave anti-sioniste të studentëve në Amerikë është intensifikuar ndërkohë që lëvizjet studentore po shtypen në mënyra të ndryshme edhe në vendet evropiane. Në incidentin e fundit, autoritetet e qytetit francez Lille anuluan një konferencë në mbështetje të Palestinës. Në të njëjtën kohë me rritjen e mbështetjes për të drejtat e palestinezëve dhe gjithashtu protestave kundër krimeve të përsëritura të regjimit sionist, veçanërisht në Rripin e Gazës, autoritetet amerikane, përveç intensifikimit të represionit dhe arrestimit të mbështetësve palestinezë, kanë miratuar ligje të reja për të vendosur më shumë kufizime për të parandaluar çdo tubim në mbështetje të Palestinës ose çdo tubim për të protestuar kundër krimeve të Izraelit.  Në lidhje me këtë, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së të martën miratoi një rezolutë që dënon sloganin "nga lumi në det" të kënduar nga mbështetësit e të drejtave palestineze. Në këtë rezolutë, slogani "Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë", e cila është përdorur shumë në Shtetet e Bashkuara gjatë muajve të fundit në të njëjtën kohë me luftën e Gazës, përshkruhet si "anti-semite. Kjo rezolutë është një nga 17 planet e shumicës republikane të Dhomës së Përfaqësuesve në mbështetje të Izraelit, e cila do të votohet ditët e fundit. Amerika, si mbështetësja kryesore e regjimit izraelit, në linjë me politikën e cenimit të të drejtave të palestinezëve duke shpërdoruar të drejtën e vetos, pengoi zgjidhjen e anëtarësimit të plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara. Është e qartë se tani studentët dhe përgjithësisht të rinjtë në Amerikë po protestojnë gjithnjë e më shumë kundër mbështetjes së gjithanshme të vendit të tyre për regjimin izraelit dhe duan të ndryshojnë qasjen e shtetarëve amerikanë në këtë fushë; Sondazhet kanë treguar se të rinjtë amerikanë janë më kritikë ndaj Izraelit sesa amerikanët e moshuar.

 

Tags