Prill 25, 2024 10:43 Europe/Tirane
  • Demonstratat kundër Netanyahut bëhen të dhunshme

Kolonët sionistë u mblodhën para rezidencës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën mbrëma, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të burgosurve dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të menjëhershme të armëpushimit me Rezistencën Palestineze.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, familjarët e të burgosurve izraelitë kanë brohoritur gjithashtu parulla kundër Itamar Ben-Gvir, ministrit të Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist. Sapo ndërhyri policia, kjo protestë u bë e dhunshme.

Sipas këtij raporti, negociatat në lidhje me armëpushimin ndërmjet Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe regjimit sionist kanë arritur në një ngërç dhe propozimet e ofruara nuk janë bërë objekt dakordësie nga palët në konflikt.

Vazhdimi i negociatave komplekse dhe të pafrytshme është në favor të Benjamin Netanyahut, kryeministrit të regjimit sionist, i cili kërkon të zgjasë luftën nga frika e gjyqit dhe e ndjekjes penale për dosjet që janë hapur kundër tij.

Nën hijen e krimeve të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës, Hamasi nuk dëshiron të negociojë me kriminelët sionistë dhe i ka vënë ndërmjetësuesit përballë opsioneve për të ushtruar presion ndaj Izraelit duke caktuar një kohë specifike për të filluar negociata serioze dhe konkrete ose mbylljen e plotë të çështjes në fjalë.

 

Tags