May 09, 2024 11:44 Europe/Tirane
  • Vajzat izraelite dhe ushtarët e dhunshëm
    Vajzat izraelite dhe ushtarët e dhunshëm

Pars Today – Sipas një studiuesi të pavarur që nuk ka dashur t’i përmendet emri, sjellja e çuditshme e izraelitëve në rrjetet sociale tregon se shoqëria izraelite është nën një psikozë kolektive.

Kur përdoruesit zakonisht klikojnë në aplikacionet e takimeve në Izrael, ata shpesh hasin në imazhe të ushtarëve kriminelë sionistë në Gaza. Imazhet përfshijnë një sërë ushtarësh të buzëqeshur me uniformë të cilët pozojnë duke mbajtur armë në sfondin e perëndimit të diellit për të krijuar një përmbajtje sadiste.

Fotografitë e ushtarëve izraelitë në aplikacionin e takimeve Tinder


Shumica e profileve tregojnë burra me uniforma ushtarake me armë të vendosura në gjoks, por disa prej tyre tregohen duke hapur zjarr në një fushë beteje. Snajperët pozojnë çiltër para kamerës dhe disa ushtarë kalojnë nëpër rrënoja. Në një foto, një ushtar buzëqesh para një ndërtese të djegur me një flamur izraelit të vendosur mbi të. Në një tjetër, një ushtar pozon përpara një koleksioni të brendshme femrash të varura në murin e një shtëpie palestineze, banorët e së cilës mund të jenë zhvendosur me forcë, ose në rastin më të keq, mund të jenë të vrarë. Izraelitët kanë shfaqur prej kohësh aktivitetet e tyre ushtarake në aplikacionet e takimeve Tinder dhe Hinge, por shkalla dhe intensiteti i fotove është shtuar që nga fillimi i pushtimit të Gazës. Si aplikacioni Tinder, ashtu edhe Hinge, deklarojnë se përmbajtja e dhunshme është e ndaluar në platformat e tyre. Udhëzimet në Tinder thonë: "Nuk tolerohet asnjë përmbajtje e dhunshme që përmban gjak, vdekje, imazhe ose përshkrime të akteve të dhunës (kundër njerëzve ose kafshëve) ose përdorimin e armëve. » Aplikacioni Hinge gjithashtu ka njoftuar se do të ndalojë përmbajtjen që munden të jenë "Fyese ose shqetësuese, të dëmshme, të turpshme, … ose që i jep mundësi çdo veprimtarie të paligjshme, duke përfshirë terrorizmin, fyerjen, nxitjen e urrejtjes racore etj. » Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare besojnë se bombardimi i qëllimshëm i ndërtesave civile, vandalizmi dhe vjedhja, të cilat të gjitha tregohen në këto profile të përdoruesve në këto aplikacione, janë shembuj të krimeve të luftës. Që nga fillimi i luftës në Gaza, armët kanë vërshuar rrugëve të Izraelit. Të paktën 100,000 izraelitë kanë marrë leje për të mbajtur armë që nga 7 tetori dhe afro 200,000 njerëz presin miratimin për të mbajtur armë. Ky militarizim ekstrem është shfaqur edhe në aplikacionet e ndryshme në internet, ku veshja e një uniforme luftarake shihet si një simbol nderi izraelit. Sipas një studiuesi të pavarur, i cili nuk donte t’i përmendej emri, sjellja e çuditshme e izraelitëve në rrjetet sociale tregon se shoqëria izraelite është nën një psikozë kolektive. Me sjelljen e dhunshme si në Gaza ashtu edhe në platformat virtuale e cila është bërë kaq e zakonshme në mesin e izraelitëve, tani postimi dhe shikimi i përmbajtjeve vizuale nga një zonë lufte është jo vetëm normale, por edhe një kalim kohe e preferuar. Kur krimet e luftës i ktheni në diçka normale dhe kriminelët e luftës i ktheni në heronj lufte, këta kriminelë padyshim do të kthehen në raste tërheqëse për vajzat izraelite.

Tags