Netanyahu; Pengesa kryesore për armëpushimin në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/world_zionism-i157874-netanyahu_pengesa_kryesore_për_armëpushimin_në_rripin_e_gazës
Zëvendëskryetari i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) njoftoi se të gjitha planet dhe zgjidhjet e propozuara për vendosjen e armëpushimit në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve kanë dështuar dhe mbeten të paqarta, për shkak të kundërshtimit të kryeministrit të regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 11, 2024 09:00 Europe/Tirane
  • Netanyahu; Pengesa kryesore për armëpushimin në Rripin e Gazës

Zëvendëskryetari i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) njoftoi se të gjitha planet dhe zgjidhjet e propozuara për vendosjen e armëpushimit në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve kanë dështuar dhe mbeten të paqarta, për shkak të kundërshtimit të kryeministrit të regjimit sionist.

Khalil al-Hiya tha: “Hamasi po kërkon një armëpushim dhe një marrëveshje reale për shkëmbimin e të burgosurve, por Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, po kërkon vazhdimin e luftës për të realizuar qëllimet e jetës së tij personale dhe synimet politike”. Khalil al-Hiya deklaroi se negociatat për një armëpushim dhe shkëmbimin e robërve nuk kanë përparuar për shkak të sulmit tokësor të regjimit sionist në qytetin Rafah. Lëvizja Hamas njoftoi dakordësinë e saj me propozimin e paraqitur nga Katari dhe Egjipti në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve dhe vendosjen e armëpushimit me regjimin sionist në Gaza. Megjithësë palë të ndryshme ndërkombëtare kanë pranuar veprimin e Hamasit, Netanyahu e hodhi poshtë propozimin dhe pretendoi se ky propozim është larg kërkesave të Tel Avivit. Ai tha se vetëm duke ushtruar presion ushtarak ndaj Hamasit dhe duke sulmuar qytetin Rafah në jug të Rripit, atëherë kjo lëvizje do të pranojë kushtet e Tel Avivit.