Vazhdon bombardimi i zonave të banuara të Gazës dhe Rafahut
Avionët e regjimit sionist bombarduan jugun e qytetit Khan Yunis, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës.
Të paktën 10 palestinezë të pafajshëm u martirizuan gjatë bombardimeve të shtëpive të banimit në lindje të rajonit al-Zaëaida, që ndodhen në qendër të Rripit të Gazës. Sulmi ndaj zonave të banuara të Deir al-Balah në Rripin e Gazës la të paktën 20 dëshmorë, trupat e të cilëve u transferuan në Spitalin e Martirëve Al-Aksa. Krahas sulmeve ajrore të regjimit sionist, artileria e këtij regjimi shënjestroi edhe një herë pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, veçanërisht zonat qendrore dhe lindore të qytetit Rafah. Ndërkohë mësohet se ushtarët sionistë bastisën zonën Fuquah, që ndodhet në verilindje të qytetit Jenin dhe arrestuan disa të rinj palestinezë. Gjithashtu, gjatë sulmit në zonën e Jalboun në lindje të këtij qyteti, janë arrestuar disa palestinezë. Ushtarët sionistë sulmuan edhe lagjen Jaidi në qytetin Qalqilyeh. Disa palestinezë, duke përfshirë një të burgosur të liruar dhe gruan e tij, u arrestuan sërish gjatë këtij sulmi.