May 18, 2024 11:48 Europe/Tirane
  • Dallime të paprecedentë në kabinetin e luftës të regjimit sionist

Mediat e regjimit sionist raportuan për dallime të paprecedentë në kabinetin e luftës të këtij regjimi të rremë.

Pasi kanë kaluar më shumë se shtatë muaj që kur regjimi sionist pushtoi Rripin e Gazës pa asnjë rezultat dhe arritje, ky regjim po zhytet çdo ditë e më shumë në krizat e tij të brendshme dhe të jashtme. Gjatë kësaj periudhe, regjimi sionist nuk ka arritur asgjë tjetër përveç masakrave, shkatërrimeve, krimeve të luftës, shkeljeve të ligjeve ndërkombëtare, bombardimeve dhe zisë së bukës në këtë rajon. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama; Gazeta sioniste Ma'ariv, duke cituar burime të informuara shkroi se Benny Gantz, anëtar i Kabinetit të Luftës, Gadi Eisenkot, një tjetër anëtar i Kabinetit të Luftës, Yoav Galant, Ministri i Luftës dhe Herzi Halevi, Shefi i Shtabit të regjimi sionist, në kabinetin e luftës janë vendosur përballë Benjamin Netanyahut, kryeministrit të këtij regjimi. Sipas Ma'ariv, pozicioni i ministrit sionist të luftës i cili ka kritikuar mungesën e ndonjë plani politik për luftën, ka mbështetjen e shumicës së anëtarëve të kabinetit të luftës. Lidhur me këtë, edhe Kanali 11 i regjimit sionist raportoi se marrëdhëniet mes anëtarëve të kabinetit të këtij regjimi janë të tensionuara për shkak të pamundësisë për të marrë vendime strategjike dhe mundësia e shpërbërjes së kabinetit të luftës të këtij regjimi është shumë e lartë.

Tags