Mijëra njerëz protestojnë në Tel Aviv kundër Netanyahut
(last modified Sun, 09 Jun 2024 08:53:30 GMT )
Qershor 09, 2024 10:53 Europe/Tirane
  • Mijëra njerëz protestojnë në Tel Aviv kundër Netanyahut

Mijëra kolonë sionistë në territoret e pushtuara kanë demonstruar sërish mbrëmë në rrugët e Tel Avivit kundër Netanyahut.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, gazeta izraelite "Ma'ariv" raportoi se kolonët protestues brohoritën parulla kundër kryeministrit të regjimit sionist dhe kërkuan përmbysjen e kabinetit aktual të këtij regjimi.

Gjithashtu, sionistët protestues kërkuan nënshkrimin e shpejtë të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve ndërmjet regjimit sionist dhe Rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.

Policia izraelite arrestoi 33 persona pasi sulmoi protestuesit, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.

Më parë, territoret e pushtuara kanë dëshmuar shumë herë demonstrata të ngjashme proteste nga kolonët sionistë.

Familjet e të burgosurve sionistë kërkuan që regjimi sionist të lirojë pengjet sionistë që ndodhen në duart e Rezistencës palestineze pa humbur kohë dhe me çdo kusht në bazë të marrëveshjes së përfolur me Rezistencën palestineze dhe të heqë dorë nga sulmet e padobishme në Rripin e Gazës, të cilat përveç vrasjes së palestinezëve, vrasin edhe këta pengje të burgosur.

Këto demonstrata vazhdojnë ndërkohë që regjimi sionist bombardoi të shtunën kampin al-Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës për të liruar robërit sionistë në Gaza, ku si pasojë e këtyre bombardimeve 210 palestinezë ranë dëshmorë dhe 400 të tjerë u plagosën.