-
Ministri i Jashtëm italian: Është e pamundur të njohim qeverinë talebane
Shtator 28, 2021 04:40Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Mayo ka thënë se qeveria talebane në Afganistan është e panjohshme dhe u bëri thirrje vendeve në të gjithë botën të parandalojnë kolapsin financiar të Afganistanit, i cili do të çojë në migrim masiv të afganëve.
-
Avioni i tretë iranian me ndihma humanitare zbarkoi në Kabul
Shtator 27, 2021 05:18Ndërsa afganët janë dëshmitarë të ditëve të tyre më të vështira në mes të kolapsit të qeverisë dhe zgjedhjes së qeverisë së re të talebanëve, Republika Islamike e Iranit dorëzoi dërgesën e saj të tretë të ndihmave mjekësore dhe ushqimore në Afganistan.
-
Ahmad Masud u drejtohet vendeve të botës: Mos i njihni talebanët
Shtator 26, 2021 16:50Kreu i Frontit të Rezistencës në Panjshir, Ahmad Masud i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos njohë qeverinë talebane.
-
Shpërthimi goditi një kolonë talebane, të paktën një i vrarë
Shtator 25, 2021 17:22Të paktën një person u vra dhe shtatë u plagosën nga një shpërthim bombe në provincën lindore afgane të Nangahar që goditi sot një autokolonë talebane, thanë zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët okularë.
-
Departamenti Amerikan i Thesarit lëshon leje për disa transaksione bankare me Talebanët
Shtator 25, 2021 10:10Departamenti Amerikan i Thesarit ditën e premte i ka deklaruar të lejuar disa transaksione financiare me grupin Taleban dhe me rrjetin “Haghani” të Afganistanit për aktivitete humanitare.
-
Kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit: Vendet anëtare të Organizatës së Shanghait të ndihmojnë për të qetësuar dhimbjet e popullit të Afganistanit
Shtator 24, 2021 10:51Kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit ka theksuar se vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Shanghait duhet të ndihmojnë për të qetësuar dhimbjet e popullit të Afganistanit.
-
2 senatorë amerikanë përkrahin Ahmad Masud
Shtator 24, 2021 05:17Mike Waltz dhe Lindsay Graham janë dy senatorë amerikanë që folën në telefon me Ahmad Masud, udhëheqësin e Frontit të Rezistencës në Panjshir, ku diskutuan për situatën aktuale në Afganistan.
-
Amir Abdulahjan: Sanksionet e padrejta të Amerikës, veprim kundër njerëzimit
Shtator 23, 2021 11:19Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në takim me kryetarin e Organizatës Botërore të Kryqit të Kuq, ka kritikuar ashpër sanksionet e padrejta të Amerikës dhe i ka quajtur ato veprim kundër njerëzimit.
-
Talebanët kërkojnë të mbajnë fjalim në Asamblenë e OKB-së
Shtator 22, 2021 17:26Disa javë pasi e morën pushtetin në Afganistan, talebanët kanë kërkuar që t’u drejtohen liderëve botërorë me një fjalim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po i zhvillon punimet vjetore këtë javë në Nju Jork.
-
Ministri i Jashtëm iranian takohet me kreun e UNHCR
Shtator 21, 2021 02:44Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, të martën në një takim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të jenë më aktive në trajtimin e situatës humanitare në Afganistan.