-
Konfirmohet sulmi kibernetik ndaj kompanisë saudite të naftës Aramco
Korrik 22, 2021 04:26Kompania Saudite e naftës Aramco ka konfirmuar se informacioni i saj u hakua nga një program kompjuterik dhe doli në hapësirën kibernetike.
-
Avionët luftarakë amerikanë, vendosen në bazën Al-Amir Sultan të Arabisë Saudite
Korrik 21, 2021 15:50Burimet e medias raportuan mbërritjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 në bazën ajrore Al-Amir Sultan në Arabinë Saudite.
-
Thirrje për demonstrata masive, forcat saudite vendosen në rrugë
Korrik 21, 2021 03:35Aktivistët sauditë bënë thirrje për demonstrata për të protestuar për gjendjen e të burgosurve politikë në Arabinë Saudite dhe kundër shtypje së kritikëve dhe aktivistëve. Për këtë arsye për të shuar protestat forcat e sigurisë së Al Saud dolën në rrugë në qytete të ndryshme të vendit.
-
Pelegrinët myslimanë në mes të pandemisë Korona, fillojnë ceremoninë e Haxhit
Korrik 20, 2021 05:59Pelegrinët e Haxhit të Dielën lëvizën nga qyteti i shenjtë i Mekës për në luginën Mina, duke filluar ritualet e pelegrinazhit të madh, që Arabia Saudite për vitin e dytë po e mban në një formë të kufizuar.
-
Dita e Arafatit, dita e lutjeve dhe faljes së mëkateve
Korrik 20, 2021 10:27Sot është dita e nëntë e muajit dhil-hixhe në të cilën shënohet dita e qëndrimit të haxhinjve në kodrën e Arafatit dhe dita e lutjeve dhe adhurimit, dita e cila është e njohur me ditën e faljes së mëkateve dhe pranimit të pendimit të njerëzve pranë Fronit Hyjnor, dita në të cilën Zoti i madhëruar në mënyrë speciale i bënë thirrje robërve të tij që të shkojnë te Ai.
-
Arabia Saudite dhe disa vende të tjera myslimane sot festuan Bajramin e Kurbanit
Korrik 20, 2021 09:23Disa vende myslimane të botës si Arabia Saudite dhe Palestina duke respektuar protokollet shëndetësore për shkak të pandemisë Korona, kanë zhvilluar ceremonitë përkatëse dhe kanë falur namazin e Kurban Bajramit njëkohësisht me ditën e dhjetë të muajit dhil-hixhe të kalendarit hënor.
-
Bin Selman përpiqet të spiunojë Saad al-Haririn me softuer spiun sionist
Korrik 20, 2021 04:29Princi i kurorës i Arabisë Saudite ka kërkuar të spiunojë zyrtarë dhe personalitete të ndryshme në Liban, përfshirë kryeministrin.
-
Sanaa: Futja në bisedimet e paqes në Jemen është e kushtëzuar me heqjen e rrethimit
Korrik 20, 2021 04:29Kreu i Këshillit Suprem Politik të Jemenit theksoi se mbështetja e koalicionit Saudit për al-Kaidën në Jemenin qendror, ka hequr maskën e pretenduesve të luftës anti-terrorizëm, duke shtuar se futja në bisedime serioze të paqes në Jemen varet nga heqja e rrethimit.
-
Jemeni dënon prerjen e kokës së ushtarëve jemenas nga takfiristët, akuzon Arabinë Saudite, EBA dhe SHBA
Korrik 19, 2021 09:50Ministri për të drejtat e njeriut në Qeverinë e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit ka dënuar prerjen e kokave të dy të burgosurve jemenas në provincën al-Bejda nga terroristët takfiristë. Ministri, Ali al-Dilami, në një prononcim për kanalin televiziv Al Masira të Jemenit, deklaroi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë përgjegjëse për këtë ekzekutim barbar dhe se krime të tilla kryhen në kuadër të një skenari rajonal të komplotuar nga Shtëpia e Bardhë.
-
Marrëveshja OPEC Plus për të rritur furnizimin me naftë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe pasojave
Korrik 19, 2021 15:10Ministrat e vendeve anëtare të OPEC Plus të Dielën në takimin e tyre të 19-të, ranë dakord mbi rritjen e furnizimeve të naftës që nga muaji gusht.