Irani paralajmëron për programit bërthamor sekret të Arabisë Saudite
Përfaqësuesi i Irani në kundërpërgjigje ndaj deklaratave anti-iraniane të ministrit për energji të Arabisë Saudite gjatë mbledhjes së përgjithshme të ANEA-s, ka thënë se Riadi akoma po zbaton versionin e vjetër “Protokolli për sasi të vogla” dhe si rezultat nuk po lejon autoritetet e ANEA-s të inspektojnë dhe të mbikëqyrin programin bërthamore të Arabisë Saudite.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Khodajar Ruzbehani, konsulli për çështje politike në përfaqësinë e përhershme të Iranit pranë organizatave ndërkombëtare me seli në Vjenë, ka deklaruar: “Irani në mënyrë të plotë dhe të sinqertë po zbaton marrëveshjen gjithëpërfshirëse të sigurisë me ANEA-në në mënyrë të qartë beson se moszbatimi i plotë i protokolleve gjithëpërfshirëse të sigurisë, në çdo vend ku të jetë, ngreh alarmin e rrezikut, tani kjo le të ndodhë në Arabinë Saudite, në regjimin sionist apo diku tjetër dhe në këtë fushë nuk duhet të ekzistojë kurrfarë dallimi. Një dukuri e tillë duhet të refuzohet në mënyrë urgjente dhe pa kurrfarë fanatizmi ose diskriminimi”.
Ky diplomat iranian ka thënë: “Irani, ANEA dhe Bashkësia Ndërkombëtare do të ishin shumë të kënaqur nëse Arabia Saudite dhe faktorët e tjerë në Lindjen e Mesme të zbatojnë po ato protokolle të cilat është duke i zbatuar aktualisht Irani. Për fat të keq mosanëtarësimi në traktatin NPT ose ekzistenca e marrëveshjes për siguri speciale me ANEA-në, është shndërruar arsye për disa faktorë që t’i shmangen zotimeve të veta për të zbatuar atë çfarë është e nevojshme për ta siguruar Bashkësinë Ndërkombëtare se aktivitetet e tyre bërthamore janë paqësore dhe në favor të paqes dhe stabilitetit të këtij rajoni dhe të të gjithë botës. Riadi nuk e zbaton plotësisht marrëveshjen gjithëpërfshirëse për siguri dhe ne paralajmërojmë se ANEA nuk po lejohet të ketë as qasjet më të kufizuara për kryerjen e inspektimeve të nevojshme në Arabinë Saudite. Duke marrë parasysh faktin se sekretaria e ANEA disa herë ka kërkuar nga Arabia Saudite që të anulojë protokollet për mbikëqyrjen e sasive të vogla, duhet pasur parasysh se moszbatimi i traktateve dhe rregulloreve të ANEA-s përkrah anulimit të protokolleve për sasi të vogla, mund t’i lejojë Arabisë Saudite që të zhvillojë në mënyrë sekrete disa prej aktiviteteve bërthamore, gjë që do të dobësojë të gjithë mekanizmin e inspektimit dhe mospërhapjes së armëve bërthamore”.