-
Delegacionet Arabisë Saudite dhe të Omanit shkojnë në Sana'a
Prill 08, 2023 13:17Kanali informativ Al-Majadeen njoftoi se një delegacion i Arabisë Saudite dhe Omanit do të shkojë në Sana'a për të negociuar me Qeverinë e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit.
-
Al-Bakhiti: Emiratet e Bashkuara Arabe kanë filluar të tërhiqen nga Jemeni
Prill 08, 2023 05:47Një anëtar i byrosë politike të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë filluar të tërhiqen nga Jemeni.
-
Marrëveshje fillestare midis Riadit dhe Sana'a për zgjatjen e armëpushimit dhe përfundimin e luftës
Prill 07, 2023 14:41Burime të informuara jemenase njoftuan për marrëveshjen fillestare mes Riadit dhe Sanas për zgjatjen e armëpushimit në këtë vend dhe më pas shpalljen zyrtare të përfundimit të luftës në Jemen.
-
Marrëveshjet e reja midis Teheranit dhe Riadit pasqyrohen gjerësisht në mediat arabe dhe perëndimore
Prill 07, 2023 06:18Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir Abdollahian, takimin dhe dialogun dypalësh me homologun e tij saudit në Pekin e cilësoi në një atmosferë shumë pozitive dhe konstruktive dhe shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet midis dy fqinjëve janë kthyer në normalitet.
-
Kanani: Rifilluan marrëdhëniet zyrtare mes Iranit dhe Arabisë Saudite
Prill 06, 2023 14:26Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi rivendosjen e marrëdhënieve zyrtare mes Iranit dhe Arabisë Saudite duke shpjeguar marrëveshjet e arritura në takimin e ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite në Pekin.
-
Amir Abdulahjan: Bisedimet me ministrin e punëve të jashtme të Arabisë Saudite ishin të mira dhe drejt përparimit
Prill 06, 2023 13:54Ministri i punëve të jashtme të Iranit i ka vlerësuar të mira dhe përparimtare bisedimet e tij me ministrin e punëve të jashtme të Arabisë Saudite.
-
Deklarata e përbashkët e Iranit dhe Arabisë Saudite: Rihapja e përfaqësive diplomatike dhe zgjerimi i bashkëpunimeve bilaterale
Prill 06, 2023 13:24Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Arabisë Saudite gjatë një takimi të zhvilluar në Pekin të Kinës, përveçse kanë rënë dakord për rihapjen e përfaqësive diplomatike të dy vendeve, kanë theksuar gatishmërinë e tyre për mënjanimin e pengesave në rrugën drejt zgjerimit të bashkëpunimeve mes të dy vendeve.
-
Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite në Pekin
Prill 06, 2023 07:59Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir Abdollahian, i cili mbrëmë mbërriti në Pekin në krye të një delegacioni për t'u takuar me homologun e tij saudit, sot (e enjte) u takua dhe bisedoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan.
-
Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite
Prill 05, 2023 05:56Gazeta Saudite Al-Sharq Al-Avsat, e cila botohet në Londër, duke cituar burime të informuara, njoftoi se Faisal bin Farhan dhe Husein Amir Abdollahian, ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite dhe Iranit, të enjten e ardhshme do të takohen në Pekin.
-
Irani dhe Arabia Saudite do të krijojnë dhomën e përbashkët të tregtisë
Prill 03, 2023 17:20Një biznesmen i lartë iranian njoftoi se Irani dhe Arabia Saudite planifikojnë të formojnë një dhomë të përbashkët të tregtisë për të rritur tregtinë dypalëshe gati një muaj pasi ata arritën një marrëveshje për të rivendosur marrëdhëniet e tyre diplomatike.