-
Vuçiq paraqet “katër shqetësimet e tij” në raport me Kosovën
Prill 08, 2019 16:22Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, ka thënë sot në një bisedë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se është e nevojshme të gjendet një mënyrë për të vazhduar bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.
-
Hoxha: Ne besojmë në vizionin e BE-së
Prill 08, 2019 07:44Konferenca Globale Horasis, e cila po mbahet në Portugali, në prani të qindra pjesëmarrësve nga dhjetëra vende të botës, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka diskutuar në panelin me temën: Udhëheqja e botës jashtë baraspeshës, duke cekur rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit dhe rritjen e mirëqenies së qëndrueshme në botë.
-
Kurthi serb për Tiranën
Prill 08, 2019 07:40Qeveria e Serbisë mund të jetë duke planifikuar eliminimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës duke mbështetur një projekt të “Shqipërisë së Madhe”. Që nga ndarja e Jugosllavisë, zyrtarët në Beograd kanë provuar mënyra të ndryshme që do t’i zgjidhnin në mënyrë të përhershme marrëdhëniet problematike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe të eliminonin përfundimisht “çështjen e Kosovës”. Fokusi aktual në ndarjen territoriale mund të shihet në këtë këndvështrim strategjik.
-
Trafikim të drogës dhe qenieve njerëzore në Europë, çmontohet banda kriminale
Prill 06, 2019 07:35Zbulohet grupi i rrezikshëm shqiptar që vepronte në të gjithë Evropën në trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Më 3, 4 dhe 5 prill, Drejtoria Investigative Anti-Mafia (DIA) bashkëpunoi në fazën përfundimtare të një hetimi gjithëpërfshirës kundër drogës.
-
Ushtarët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, Vuçiq: Ishte një provokim i planifikuar
Prill 05, 2019 16:54Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth qëndrimit në veri të Kosovës të disa ushtarëve shqiptarë të KFOR-it. I pari i shtetit serb ka pohuar se kjo gjë është bërë me qëllim që frikësohen serbët dhe të provokojnë Serbinë.
-
Thaçi në Londër: Dialogu dhe marrëveshja me Serbinë, zgjidhja e vetme
Prill 05, 2019 16:52Nga ambientet e Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur qëndrimet e tij lidhur me dialogun me Serbinë, si opsion i vetëm i arritjes së një marrëveshje paqeje mes dy vendeve.
-
Serbia nuk ka bazë për ta dërguar Kosovën në arbitrazh
Prill 05, 2019 04:33Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila tha se do ta dërgojnë Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
-
Gjykata e Hagës i refuzon apelin Karaxhiçit
Prill 03, 2019 16:20Gjykata për Krime e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka refuzuar apelin e fundit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, duke thënë vendimi i këtij trupi ka qenë përfundimtar.
-
Paralajmërimi i ashpër i Tsipras për Shqipërinë
Mars 30, 2019 15:59Kryeministri grek Alexis Tsipras përdori një retorikë të ashpër kundër qeverisë shqiptare duke paralajmëruar administratën e kryeministrit Edi Rama se perspektivat e vendit të tij në BE mund të dëmtohen nëse autoritetet shqiptare nuk kanë respektuar të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri.
-
Ambasadorët, të ‘lodhur’ me pushtetarët në Kosovë
Mars 30, 2019 15:57Deklaratat e ambasadorëve të vendeve mike dhe partnere në Kosovë, përmes të cilave tash e sa kohë po kritikojnë institucionet e Kosovës për dukuritë negative si: korrupsioni, keqmenaxhimi i parasë publike, nepotizmi dhe punësimet partiake, nuk janë të pamenduara dhe të papeshuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në Kosovë.