-
Punëkërkuesit nga Kosova përgatiten për tregun evropian
Shtator 29, 2018 09:06Një numër i madh i punëkërkuesve në Kosovë po aftësohen për profesione të ndryshme, të cilat ofrohen nga Agjencia e Punësimit. Punëkërkuesit kanë mundësinë të zgjedhin rreth 37 profesione të ndryshme. Pas aftësimit, ata certifikohen dhe konsiderohet se janë të përgatitur për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë.
-
Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon
Shtator 29, 2018 08:00Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, zoti António Guterres.
-
Turqia mbështet Kosovën për njohjet e reja dhe anëtarësimin në INTERPOL
Shtator 27, 2018 07:44Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të OKB-së, kanë zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
-
Haradinaj takon në New York kryeministrin holandez, flasin për dialogun
Shtator 27, 2018 07:34Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
-
Thaçi takon ndihmëssekretarin Mitchell, merr mbështetjen e SHBA-s
Shtator 26, 2018 12:14Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, zhvilluan një takim në Nju Jork me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.
-
Në Ballkan, një çast që mund të mos përsëritet më
Shtator 24, 2018 11:45Me ardhjen e vjeshtës, në Europë është koha që të vilen frytet e disa muajve punë diplomatike në të gjithë Ballkanin. Më 30 shtator, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë do të mbajë një referendum që mund të sjellë ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
-
Çfarë do të ndodhte po të vinte Vuçiqi në Banjë
Shtator 23, 2018 08:23Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq për mediumin serb “kurir” ka folur rreth vizitës së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë më 8 e 9 shtator.
-
Mësimi ka filluar që tre javë, fëmijët e Kosovës akoma pa libra!
Shtator 23, 2018 07:57Ka tri javë që ka filluar viti i ri shkollor, por shkolla fillore e mesme e ulët “Faik Konica” në kryeqytet po ballafaqohet me mungesë të librave, e situatë më e mirë nuk është as në shkollat tjera nëpër Kosovë.
-
Te djathtët evropianë indiferentë për kauzën e të djathtëve në Kosovë
Shtator 22, 2018 10:26Edhe pse shumë prej partive në Kosovë, qoftë në pushtet apo në opozitë, janë parti të djathta, ose të qendrës së djathtë, deputetët e partive të djathta në Parlamentin Evropian, votuan në mënyrë uniforme kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo është shqetësim edhe për fazat tjera të procesit. Por, politologu, Ramush Tahiri konsideron se përkundër kësaj, interesi i BE-së është që Kosova ta fitojë liberalizimin e vizave.
-
Thaçi shpërthen ndaj Haradinajt: Nëse do luftë, nisja!
Shtator 20, 2018 10:18Çështja e kufirit po kthehet në mollë sherri mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.