-
Me gaz lotsjellës pengohet votimi për Demarkacionin
Mars 21, 2018 10:11Gazi lotsjellës ka ndërprerë për herë të dytë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet votimi për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
-
KPK referon në Prokurori dosjen për ish-gjyqtarin Besnik Imera
Mars 20, 2018 14:31Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
-
Delawie: Votoni për ratifikimin e demarkacionit
Mars 20, 2018 14:15Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të votojnë për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
-
Haradinaj: Marrëveshja nuk e dëmton shtetin e Kosovës
Mars 20, 2018 14:13Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka ftuar të gjitha partitë dhe deputetët që të votojnë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.
-
Ivanov shkel Kushtetutën nëse nuk dekreton ligjin për gjuhët
Mars 15, 2018 17:12Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të shkelë normat Kushtetuese nëse nuk e nënshkruan aktin për Ligjin e gjuhëve, kështu ka deklaruar kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, pas deklaratës së kreut të shtetit se nuk do ta nënshkruaj aktin e miratimit të ligjit të gjuhëve.
-
Analistët serbë: Çka është Amerika për Kosovën?
Mars 15, 2018 09:21Analistë dhe ekspertë të shkencave politike në Beograd thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dekada të tëra kanë qenë të interesuara për çështjen e Kosovës. Sipas tyre, mbështetja e SHBA për Kosovën ka monumentin e saj në Prishtinë. Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë se kurrë nuk kishte pritur që dikush të ndërtonte një monument kaq të madh për të, sikur në Prishtinë.
-
Ivanov proteston ndaj ligjit për gjuhët: Është antikushtetues!
Mars 15, 2018 09:21Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka quajtur “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Kuvendi i Maqedonisë.
-
Votimi për shqipen, momenti i përplasjes fizike mes Gruevskit dhe Xhaferit
Mars 15, 2018 09:12Shqiptarët e Maqedonisë kanë shënuar një arritje historike pasditen e sotme, kur Parlamenti maqedonas votoi ligjin për gjuhët. Por ky votimi nuk ka kaluar pa polemika, apo edhe përplasje fizike, ku ajo që ra në sy ishte mes ish-kryeministrit Gruevski me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi.
-
Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor
Mars 14, 2018 04:38Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike deklaroi se vendet në zhvillim të Europës do të shënojnë sivjet rritjen më të lartë ekonomike në shumë vite.
-
Irani dhe Bosnja & Hercegovina theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve universitare
Mars 13, 2018 05:43Rifat Škrijelj, rektori i Universitetit të Sarajevës dhe Mahmud Hejdari, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnje dhe Hercegovinë, ditën e hënë në Sarajevë kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar për zgjerimin e bashkëpunimeve universitare mes të dy vendeve.