-
‘Kosova, pjesë e Serbisë’, betohet Vuçiç
Qershor 01, 2022 04:24Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është betuar në Kuvend për mandatin e tij të dytë pesë vjeçar.
-
Presidenti i ri zgjidhet të shtunën? Konferenca e kryetarëve vendos: Raundi i katërt pasditen e 4 qershorit
Qershor 01, 2022 04:24Kryetari grupit parlament socialist Taulant Balla propozoi në konferencën e kryetarëve që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të republikës të jetë e shtuna e 4 Qershorit.
-
Zakharova: Ndikimi i NATO-s në Ballkan, është shkatërrues
May 31, 2022 10:26Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e përshkroi ndikimin e NATO-s në Ballkan si "të pamatur dhe shkatërrues".
-
Presidentja Osmani: Duke blerë gazin rus, Vuçiç po e financon luftën e Putin-it
May 31, 2022 04:25Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas marrëveshjes së re për gazin rus ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin.
-
Çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë/ Meta: Kryeministri nuk është konsultuar me mua, deklaratat e Dendias, të pavërteta!
May 31, 2022 04:25Kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me mua për negociatat mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për çështjen e detit, shprehet Presidenti Ilir Meta.
-
Dështon raundi i tretë! Në Kuvend asnjë kandidat për president, pritet raundi i katërt
May 31, 2022 04:25Shumica socialiste dhe opozita dështuan të zgjedhin një president konsensual për pesë vitet e ardhshme. Tashmë që edhe raundi i tretë u ezaurua pa një kandidat, do të jetë shumica e Edi Ramës që do të propozojë e votojë me një shumicë te thjesht prej 71 votash kryetarin e ri të shtetit, në raundin e katërt.
-
Osmani në Mal të Zi për Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore
May 30, 2022 10:23Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore me temë: Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga ShBA-të, kështu thuhet në një njoftim nga Presidenca e Kosovës.
-
Shaip Kamberi mbetet jashtë Parlamentit të Serbisë
May 29, 2022 03:41Shaip Kamberi nuk ka mundur ta fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, raportojnë mediat në Kosovë.
-
Zgjidhen 20 anëtarët e Kryesisë së re të Partisë Demokratike
May 29, 2022 03:41Partia Demokratike ka zgjedhur 20 anëtarët e Kryesisë së re. Pas përfundimit të numërimit elektronik, ka rezultuar se më e votuara ndër kandidatet gra është Fatbardha Kadiu me 141 vota, ndërsa nga kandidatët burra është Belind Këlliçi me 192 vota.
-
Ndërron jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
May 28, 2022 10:51Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ndërruar jetë në Gjermani, ku ishte i shtruar prej muajsh. Nishani ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kaloi vdekje klinike në spitalin gjerman ku dhe ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare i rrethuar nga familjarët e tij.